E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me Hirushen e UKT Tiranë
Lajme

Njihuni me Hirushen e UKT Tiranë

Skema e Skerdi Drenovës mes luksit dhe korrupsionit

Qendra e shpërdorimit të fondeve publike tek Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) duket se ka një “personazh të veçantë”: të ashtuquajturën “hirushja” e drejtorit Skerdi Drenova. Ajo është emëruar fillimisht në OST dhe sot ka përfunduar në strukturën e UKT-së, si njeriu më i besuar i drejtorit.

Nga punonjëse e OST në sekseren e UKT-së

Burime për Publik.al konfirmojnë se J.N. është personi që ndërmjetëson për punësimet dhe ndikon drejtpërdrejt në shpërndarjen e tenderave, duke u shndërruar në hallkën kyçe të Drenovës. Por më e habitshme është jeta e saj luksoze, krejtësisht e pashpjegueshme për një pagë mujore prej vetëm 85 mijë lekësh.

Nga punonjëse e OST-së, sot ajo rezulton pronare e një biznesi me NIPT M02509001P, që zyrtarisht funksionon si agjenci turistike, agjent i kompanisë EasyPay, ofrues transporti dhe dhënës me qira makinash. Një “ombrellë biznesesh” që sipas burimeve dyshohet se shërben për pastrimin e parave të tenderave korruptivë.

Këto indicie, që në çdo vend normal do të ishin objekt i një hetimi nga SPAK, vazhdojnë të injorohen.

Luks për “Hirushen”, varfëri për qytetarët

Ndërsa qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me mungesë uji dhe fatura të papërballueshme, në zyrat e UKT-së mbretëron korrupsioni, arroganca dhe shpërdorimi.

Drenova ka propozuar një strukturë të re në UKT ku “hirushja” e tij do të emërohet Drejtoreshë Kabineti, ndërsa në të njëjtën kohë do të shkurtohen rreth 200 punonjës nga puna.

“Princi dhe Hirushja”

Burimet pohojnë se udhëtimet e saj të shpeshta në muajt maj-qershor janë kthyer në rutinë. Në zyrat e UKT-së, Drenova dhe J.N. mbyllen për orë të tëra me çelës, duke e kthyer institucionin në pronë private.

Ajo është jo vetëm e dashura, por edhe sekserja e tij për tenderat. Ndërkohë që 6 koordinatorë, 6 këshilltarë dhe 4 nëndrejtorë nuk shfaqen fare në punë, por vijojnë të marrin rroga rregullisht. Ka raste të nëndrejtorëve që kanë dalë në pension dhe vazhdojnë të figurojnë në listëpagesa.

Skema e institucionalizuar e korrupsionit

E gjithë kjo panoramë, nga punësimet klienteliste, tek bizneset e dyshimta të hirushes, deri tek zhdukja e fondeve publike, e kthen UKT-në në një model të pastër të korrupsionit të institucionalizuar.

Por ndërsa institucionet shtetërore heshtin, qytetarët mbeten viktimat e një sistemi ku paratë e tyre përdoren për luksin e një drejtori dhe “hirushes” së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.