E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njoftimi i SPAK shumë i rëndë, konfirmon se nuk ka kontratë ligjore në fuqi
Sot

Njoftimi i SPAK shumë i rëndë, konfirmon se nuk ka kontratë ligjore në fuqi

Njoftimi i SPAK, sipas të cilit “është gjetur origjinali i kontratës së koncensionit, por jo në ministrinë e Shëndetësisë”, është edhe më i rëndë. Më i rëndë jo për SPAK, po për ngjarjen. Është konfirmim që nuk ka një kontratë ligjore të vlefshme në fuqi.

Kontrata që të jetë e vlefshme do të duhej të ishte e regjistruar në protokollin zyrtar të ministrisë. Vetëm pas këtij momenti dokumenti i nënshkruar bëhet akt nga ku fillojnë pasojat juridike.  Numri i protokollit dhe vula e ministrisë e bëjnë dokumentin autentik dhe sigurisht origjinal.

Qartësisht duket që kontrata nuk është regjistruar as në protokoll, ndaj s’ka sesi të gjendet edhe në arkivë.

Mos gjetja e këtij akti në protokollin dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, si ministri burimore e aktit,e bën vetë aktin pa fuqi ligjore.

SPAK, në këto kushte duhet menjëherë të urdhërojë ndalimin e pagesave nga Thesari, i cili nuk dihet se me ç’akt ka bërë pagesat dhe të urdhërojë kthimin e çdo qindarke të paguar mbrapsht në buxhet.

Deklarimet e tipit “e gjeta Vangjel” janë për skenar filmash dhe jo për qëndrime zyrtare.

E përsëris, dokumenti i nënshkruar nga ministri, nuk bëhet dot akt pa u regjistruar në protokoll dhe pa marrë vulën e institucionit burimor.

Nëse kontrata nuk gjendet e regjistruar në protokollin dhe më pas në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.