E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njohja në Facebook me një grua u kushton shtrenjtë dy të rinjve, paguan para pas një premtimi, por më pas…
Lajme

Njohja në Facebook me një grua u kushton shtrenjtë dy të rinjve, paguan para pas një premtimi, por më pas…

Dy të rinj nga Tetova, S.M. (29) dhe F.F. (21) kanë paraqitur një kallëzim penal ndaj një gruaje nga Shtipi, me të cilën janë njohur nëpërmjet rrejtit social “Facebook” në mars 2018, e cila u ka premtuar se do t’u sigurojë punë tremujore në Gjermani

Pastaj, gruaja nga Shtipi prej tyre ka kërkuar që të paguajnë fillimisht nga 2700 denarë, ndërkaq më pas edhe nga 12.300 denarë për marrëveshjet për punë, ndërkaq biletat e avionit t’i paguajnë vete.

Ata kane aplikuar sipas udhezimeve dhe kane paguar edhe parate, pasi me pare u njoftuan se ishin pranuar. Por para se te vinte data per t’u nisur ne Gjermani, gruaja i ka njoftuar se nuk mund të shkojnë, pasi do t’i njoftoje vete ajo se kur. Më pas nuk u është bere me e gjalle dhe as u ka kthyer parate. Prej SPB Tetovë thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Shumë të rinj shqiptarë po emigrojnë drejt vendeve perëndimore me viza pune, pasi tregu i brendshëm nuk u ofron kushte optimale.

Njohja me nje grua permes Facebookut dhe premtimi per pune ne Gjermani u ka kushtuar shtrenjte dy te rinjve nga Tetova.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.