E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk e ka fajin nëna, por prokuroria
Publik News

Nuk e ka fajin nëna, por prokuroria

Albarent është një kompani private që ofron shërbime te transportit rrugor. Pronari i kompanisë është Blendi Gonxhe, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Gjate viteve të fundit kompania Alba Rent ka marrë drejtpërdrejtë mbi 2 milionë euro tendera nga institucionet publike qendrore apo lokale. Ndër kontraktuesit e saj rezultojnë Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe shumë agjenci te tjera publike.

Pra, përmes kompanisë se tij private, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit te Transportit Rrugor kanalizon paratë e buxhetit te shtetit ne llogarite e tij bankare. Asnjeri nga tenderat nuk është hetuar. Askush nuk është kujtuar për konfliktin evident te interesit.

Por Albarent nuk është mekanizmi i vetëm përmes te cilës Gonxhe thith para nga buxheti i shtetit. ATD shpk është një tjetër kompani po ne fushen e transportit. Gjate 5 viteve te fundit ATD ka marre mbi 6 milionë euro tendera publike.

Ne faqen zyrtare te kompanisë Albarent, ATD listohet si një nga partneret me të ngushte. Ne media, janë publikuar dokumente, qe faktojne se Albarent dhe ATD kane asete ne pronësi te përbashkët. Kjo hedh dyshime te forta se te dy kompanitë mund te kenë te njëjtin përfitues fundor, pra te njëjtin pronar.

Normalisht nuk ka asgjë te jashtëligjshme qe dy kompani te jene te lidhura me njëra-tjetrën dhe te zhvillojnë operacione te përbashkëta biznesi. Por kur pronari i njërës prej tyre është funksionar i larte publik, atëherë rreziku qe kompania tjetër te shndërrohet ne trampoline korrupsioni është i larte.

Gjate viteve te fundit, kontraktuesit kryesor te kompanisë ATD kane qene Bashkia e Tiranes, AKSHI, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve. Por mbi te gjitha Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, gjate kohës qe drejtor i saj ishte vet zoti Gonxhja.

Pra drejtori i Agjencisë se Parqeve ka kontraktuar qindra milionë leke nga paratë e buxhetit tek kompania partnere e kompanisë se tij. Këto janë te gjitha te dokumentuara.

Një dite me pare ne Kakavijë ndodhi një tragjedi brenda dramës. Një vogëlush 10-vjeçar u përplas nga ambulanca dhe humbi jetën, pasi priste prej tre ditësh ne mes te vapës per te kaluar matanë kufirit me familjen. Por teksa i gjithë opinioni publik mbeti i tronditur, Blendi Gonxhja ne mënyre krejt çnjerëzore, nxitoi te gjente fajtorin. Ose me sakte te zhvishte qeverinë nga përgjegjësia. Sipas tij fajtore ishte nena e vogëlushit.

I vetmi faj i asaj nene fatkeqe është se lindi ne vendin ku drejtojnë soji i Gonxhes.

Ndërsa fajtori i vërtete është prokuroria. Ajo prokurori qe nuk ngriti asnjë hetim te vetëm, teksa ministrat dhe drejtoret e korruptuar kanalizojnë paratë e buxhetit tek kontot e tyre private, ne konflikt te pastër interesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.