E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
”Nuk kam dashur e nuk do të dua kurrë dikë si ti”, dedikimi prekës i Tunës për të birin
Our Story

”Nuk kam dashur e nuk do të dua kurrë dikë si ti”, dedikimi prekës i Tunës për të birin

Këngëtarja e mirënjohur Tuna, i ka dhënë fund pritjes së ëmbël duke sjellë në jetën më datë 1 maj djalin e saj të parë Tian, me partnerin Patris Berisha. Por ndryshe nga shumë artistë të tjerë që dëshirojnë të ruajnë privatësinë e fëmijëve të tyre, këngëtarja aq shumë e dashur për publikun ka ndarë një foto të tij në Instagram me një dedikim shumë të ndjerë që i ka përlotur të gjithë .
“Është e vështirë të bësoj se ke katër ditë që ke ardhur në jetë, por jam e lumtur që vendose të na lumturosh me praninë tënde, sepse të duam kaq shumë. Kur të pashë për herë të parë kuptova që nuk kam dashur dhe nuk do të dua kurrë kaq shumë dikë sikur ti. Faleminderit të gjithëve nga thellësia e zemrës për numrin e madh të urimeve për lindjen e Tian Patris. Zemra ime është plot,” përfundon këngëtarja që tani ka hyrë në një fazë tjetër të jetës së saj. Kjo është hera e parë që Tuna publikon fotografi me të birin dhe në pamje të parë duket se nënë e bir po gëzojnë shëndet të plotë.

tuna

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.