E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk qenka shqiponja, zbulohet pse mori karton të verdhë Manaj
Lajme

Nuk qenka shqiponja, zbulohet pse mori karton të verdhë Manaj

Rey Manaj ishte autori i golit të fitores 0-1 për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Serbisë. Pas golit, sulmuesi festoi me gjestin e shqiponjës, gjë që solli ndëshkimin e tij me karton të verdhë.

Lidhur me këtë situatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sqaroi se ndëshkimi nuk erdhi për shkak të festës me shqiponjë, por për mënyrën dhe vendin ku ajo ndodhi.

“Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan dhe nuk do të ndëshkohen me karton të verdhë. Në këtë rast konkret, kartoni i verdhë u dha sepse festimi ndodhi pranë pankinës së ekipit kundërshtar, çka konsiderohet si provokim dhe mund të shkaktonte tension apo trazira në fushë,” u shpreh Duka për gazetarin Blendi Fevziu.

Ai shtoi se ky është interpretimi zyrtar dhe vendim i gjyqtarit të ndeshjes. “Kartoni i verdhë jepet kur një lojtar provokon kundërshtarin, tifozët, apo kur heq fanellën pas golit. Festa me shqiponjë nuk është ndëshkuar dhe nuk do të ndëshkohet me karton të verdhë,” përfundoi Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.