E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tha se trajneri serb e uroi për golin, Beogradi ‘tërbohet’ nga Manaj
Lajme

Tha se trajneri serb e uroi për golin, Beogradi ‘tërbohet’ nga Manaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka bërë të ditur se pas golit të tij kundër Serbisë në Leskovac, ka marrë përgëzime edhe nga trajneri i tij te Al Sharjah, Milos Milojevic, i cili është me origjinë serbe.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të ashpra në mediat serbe, të cilat i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kësaj deklarate, duke e konsideruar si provokim.

Portali “republika.rs” shkruan: “Provokuesi shqiptar grind serbët: Milojevici e ka uruar për golin në Leskovac”, ndërsa “hotsport.rs” komenton: “Manaj e shkatërroi Serbinë, e Milojevic e përkrahu atë.”

Ndërkohë, “kurir.rs” e cilëson golin dhe festimin e Manajt si provokim: “Shqiptari shkatërroi ‘shqiponjat’, provokoi turpshëm dhe më pas i befasoi të gjithë.”

Rey Manaj shënoi një nga golat më të rëndësishëm të Shqipërisë në ndeshjen vendimtare për kualifikueset drejt Botërorit 2026, duke kontribuar në një nga momentet historike të kombëtares shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.