Rey Manaj përjetësohet në grafit në mes të Mitrovicës
Pas golit historik që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, sulmuesi kuqezi Rey Manaj është përjetësuar në një grafit murali në qytetin e Mitrovicës.
Artistë lokalë kanë zgjedhur të pikturojnë momentin ikonik të festës së Manajt me simbolin e shqiponjës, si një mënyrë për të nderuar heroin e ndeshjes që i dhuroi shqiptarëve një emocion të paharrueshëm.
Grafiti është kthyer shpejt në një atraksion lokal, duke tërhequr banorë dhe tifozë që ndalen për të bërë fotografi pranë portretit të sulmuesit.
Fitorja 0:1 në transfertë ndaj Serbisë ishte një arritje e madhe për kuqezinjtë dhe një disfatë që solli pasoja të menjëhershme për kundërshtarin teksa trajneri serb Dragan Stojkoviç dha dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



