E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O Skënderbeu i Elisës!
OP-ED

O Skënderbeu i Elisës!

Ilir Demalia

O Skënderbe, do të të lutem shumë, mos e përmend më që jam nxënës i Konicës dhe Nolit!

Konica nuk pranonte derrkucë dhe derra injorantësh, xhahilësh e katilësh, hajdutësh e banditësh, kriminelësh e bedelësh, siç je rrethuar ti, o Skënderbeu i Elisës, që mban pranë atë që e di se Don Kishoti i Servantesit është personazh i Hasan Zyko Kamberit dhe Servantesin e di Zyko Kamber!

Nuk po hyj ketu për derra-xhahila e katila si Ruçi, Balla, bedelësh si Pandi, Olta, me banditë dhe hajdute si Gjiknuri, Ahmetaj e pafund një “Fermë derrash” që quhet Rilindja e llucit!

Shkurt, O Skënderbe, lëre Konicën rehat dhe mos e bëj të luaj në varr, duke thënë që je nxënësi i tij! Si vepron dhe me kë rrethohesh je një nxënës i Haxhi Qamilit dhe i binduri i Erdoganit me thirrjet “Dum Babën”!
Konica, kur i afroheshin njerëz si këta që ti rrethohesh e bashkëpunon, lajmëronte policinë t’ia largonin si ndotje fizike, akustike e ambjentale.

Ja si i përshkruan njerëzit si ti Konica, o Skënderbeu Elisës:
“Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme” (Albania 9, 1898).

Ndërsa për derrat e derrkucët e llumit tënd Konica na shkruan:
“Ka njerëz që shiten tek një qeveri për të pështyrë gënjeshtra” (Albania 16,15-31 korrik 1898).

Ti, në etapën e fundit të “mbretërimit” tënd më kujton Haxhi Qamilin me propagandën dhe demagogjinë e llumit të derrave kur thoshte:

“Kush qekan kta fuqitë e mdhoja”?

Ai qe po i jepte vendimet e fuqive të medha i përgjigjej: “Londra, Parisi, Berlini…”

Haxhi Qamili, ia kthente: “…ne kemi Peqinin, Shijakun, Pezën…”

Sa për Nolin, dje ne Kongresin e sheshit më kujtove nga Noli Marshin e Barabait!

“O i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barababa”!

Pra, të lutem, për ti lenë të qetë Konicën e Nolin në varr, të lutem, mos thuaj më jam nxënës i tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.