E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“O u q**** se vdiqa”, momenti kur Korreshi shpërthen në të shara
Lajme

“O u q**** se vdiqa”, momenti kur Korreshi shpërthen në të shara

Seanca e së enjtes në Parlamentin e Shqipërisë u shoqërua me përplasje dhe tensione të forta mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Kuvendit.

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi, u filmua duke u tërhequr zvarrë nga kolegët e tij teksa përplaseshin me Gardën. Pavarësisht dhimbjes dhe presionit, ai nuk dorëzohej, herë pas here duke lëshuar sharje dhe fyerje ndaj punonjësve të Gardës, ndërsa mimika e tij tregonte vuajtjen nga situata kaotike.

Tensionet nisën kur opozita bllokoi ulëset e disa ministrave për të penguar ceremoninë e betimit të Avokatit të ri të Popullit, Endrit Shabani. Ai, megjithatë, u betua mes flakadanëve dhe iu drejtua deputetëve opozitarë me një puthje para se të largohej nga salla.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Klevis Balliun dhe Flamur Nokën nga seanca, por paqja nuk u vendos. Socialistët vijuan me votimin e projektligjeve në rend të ditës, ndërsa deputetët demokratë vazhduan thirrjet kundër qeverisë, Kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.