E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OBSH paralajmëron: Mund të shfaqen variante të reja edhe më të rrezikshme Covid
Publik News

OBSH paralajmëron: Mund të shfaqen variante të reja edhe më të rrezikshme Covid

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e OBSH së fundmi kanë deklaruar se një ndër shfaqet kryesore i rritjes së rasteve të reja me Covid në gjithë botën është shfaqja e variantit Delta.

“Pandemia nuk ka përfunduar askund,” tha komiteti i urgjencës i OBSH-së në një deklaratë.

Ndërkohë ka ngritur shqetësimin për shfaqjen e më shumë variante të reja më të rrezikshme që do të jenë më sfiduese dhe jo shumë të menaxhueshme.

Virusi është rishfaqur në vendet që besohet se kanë shmangur më të keqen e pandemisë, me Australinë e lavdëruar për strategjinë e saj të suksesshme “Covid zero” duke u përballur me një ringjallje që është rritur në pothuajse 1.000 raste në të gjithë vendin brenda një muaji.

Koronavirusi vazhdon të bëjë kërdi nga Azia në Afrikë, duke vrarë më shumë se katër milion njerëz që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019.

Në Tokio tani pak më shumë se një javë larg ceremonisë së hapjes së Olimpiadës së shtyrë nga virusi -autoritetet lokale regjistruan 1,308 raste të reja, numri më i lartë që nga janari.

Organizatorët konfirmuan se një atlet në Japoni dhe pesë punëtorë Olimpikë, kryesisht kontraktorë, kishin dalë pozitiv për Covid-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.