E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OFL  vë  në shenjestër, inxhinierin që vodhi Minibashkinë Nr.5 në vitin 2013
Publik News

OFL vë në shenjestër, inxhinierin që vodhi Minibashkinë Nr.5 në vitin 2013

Policia e Shtetit vijon pa ndërprerë Operacionin Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në aktin normativ të datës 31 janar 2020.

Një nga personat që OFL-ja i dorëzoi kërkesën dje është Dorian Leci, inxhinieri që në vitin 2013 vodhi miliona lekë në Minibashkinë Nr.5.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 mars të vitit 2013, kur dy persona të identifikuar më pas nga Policia si Dorian Leci dhe Orion Midha vodhën 10.5 milionë lekë të rinj. Leci, në atë kohë 37 vjeç, ishte me detyrë inxhinier ndërtimi te Minibashkia Nr.10, ndërsa Midha, ish-shofer i kësaj minibashkie.

Duke siguruar një çelës të arkës nga financierja e Njësisë Nr.5, Leci dhe Midha nuk e patën problem të hapnin arkën pasi kaluan duke rrahur rojën e objektit. Disa javë pas vjedhjes së 10.5 milion lekëve, një pjesë e parave u depozituan në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Policia sekuestroi në atë kohë në cilësinë e provës materiale rreth 25 milionë lekë të vjetër, nën siglën e Thesarit të Shtetit dhe të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, nga ku ishte tërhequr shuma e parave nga financierja e Njësisë Nr.5 Tiranë, Ermonela Hekuri.

Sipas Policisë, tre personat e lartpërmendur kishin organizuar të gjithë skemën e grabitjes me dhunë të 105 milionë lekëve të vjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.