Ogerta i jep Inës 700 milionë për rikonstruksion
Ogerta Manastirliu nuk mbush vetëm xhepat e oligarkëve të ilaçeve. Aspak miq. Ajo herë pas here shndërrohet edhe në bamirësen e oligarkëve të ndërtimit duke i mbushur xhepat e tyre dhe normalisht dhe të vetat me paratë që populli i vuajtur shqiptar paguan si taksa.

Në rastin konkret rezulton se ministria e drejtuar nga Ogerta Manastirliu ka mbushur valixhet e firmës INA me plot 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Bëhet fjalë për një tender me objekt “Lot.4 Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” që mban numrin e referencës REF-65914-04-13-2023.
Fondi limit i kësaj procedure është përcaktuar në vlerën 75,168,476 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Pra me gjithë këto para Ogerta do të rikonstruktojë disa qendra shëndetësore në zonat e Gjirokastrës, Vlorës e Fierit që në rastin më të mirë, bazuar në denoncimet që na vijnë, qëndrojnë hapur maksimumi pak orë.

Megjithatë edhe nëse supozojmë se punojnë me orar të plotë, një shifër kaq e lartë për rikonstruksion të bën të dyshosh. Nga ana tjetër dyshimet për parregullsi i shton edhe fakti se të paktën dy firma pjesëmarrëse në tender kanë ofruar shifra më të vogla se sa firma fituese.
Por këto oferta më të ulëta që do të mundësonin edhe një kursim nga paratë e taksave të shqiptarëve, nuk janë marrë në konsideratë. Për rrjedhojë fituese e tenderit është shpallur kompania INA për vlerën 57,625,120 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër nga ana tjetër rezulton të jetë sa 77% e fondit limit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



