E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ogertën me 5 dosje në SPAK e mund dhe një kandidat i thjeshtë!
Lajme

Ogertën me 5 dosje në SPAK e mund dhe një kandidat i thjeshtë!

Hierarkia e argumenteve

Elona Caslli|Publik.al|Opinion

Argumenti është një asyetim që vërteton a që kundërshton një mendim dhe si çdo gjë në këtë botë ka rëndësinë dhe peshën përkatëse.
Thonë se argumentet nuk numërohen, por peshohen.
Pesha e një argumenti varet pashmangshmërisht nga përmbajtja e tij, e meqënëse ekziston një peshore për argumentet ekziston edhe hierarkia e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë shpalli para disa ditësh kandidaten që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në garën për Bashkine e Tiranës.

Kampi opozitar nuk e ka shpallur ende kandidaturën me të cilën do të përfaqësohet.

Në peshoren e shumicës së mediave dhe portaleve në vend, rezulton se argumenti me peshë më të madhe, është argumenti që trajton vonesën e kandidaturës nga kampi opozitar dhe jo argumenti që ngre pyetjet e thjeshta; Pse një kandidate me 5 dosje në SPAK, nuk është në proces hetimi, por është në proces kandidimi?
Pse nuk arrin Partia Socialiste të servirë para shqiptarëve një kandidate pa dosje të hapura me drejtësinë?

Në një vëzhgim të shpejtë kupton se të njëjtat media që nuk trajtojnë ekzistencën e 5 dosjeve të Ogerta Manastirliut, nuk trajtojnë as çështjen e dosjes ” Aruba”, që ka pushtuar titujt e disa mediave në Itali dhe titujt e një televizioni të vetëm në Shqipëri. Dosja në fjalë trajton lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe mënyrën se si ato pastrojnë miliarda përmes kullave në Tiranë.

Hierarkia e argumenteve është thelbësore në një diskutim nëse do që diskutimi të prodhojë një mendim dhe jo një bindje. Në një diskutim, mendimet mund të ndryshojnë, ndërsa bindjet jo. Mbeten kokëforsisht të njëjta.

Në kontekstin e hierarkisë së argumenteve Ogerta Manastarliu do të ishte krejtësisht e sfidueshme nga çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, nëse do të jetonim në një realitet normal, mjafton që ky i fundit të mos kishte dosje të hapura me drejtësine.

Pse e them këtë?! Sepse mjafton një juriste me përvojë, një ekonomiste me përvojë, që të vihej përballë Manastirliut dhe slogan fushate të kishte vetëm një fjali; Përballë meje është një kandidate me 5 dosje në SPAK. Duhet të jetë në proces hetimi dhe jo në proces kandidimi.

Një shoqëri, që jeton në një realitet të shëndetshëm qartazi kandidaten me 5 dosje në SPAK do ta quante të denjë për t’u hetuar, por kurrsesi për t’u votuar.

Problemi qëndron që realiteti shqiptar është i kriminalizuar deri në qelizë. Për ta vërtetuar këtë mjafton të shohësh kullat që kanë pushtuar Tiranën dhe dosjen ” Aruba” për të cilën kryeministri dhe mediat pranë tij, nuk guxojnë të thone asnjë fjalë dhe është falë këtij realiteti të kriminalizuar që kandidatja me 5 dosje në SPAK trajtohet si model i padiskutueshëm suksesi, ndërkohë që do të ishte model i diskutueshëm dështimi nëse dosja ” Aruba” nuk do të ishte elementi thelbësor ku mbështetet pushteti rilindas.

Në përmbyllje, sipas këndvështrimit tim, në hierarkinë e argumenteve, argumenti i parë që duhet te renditet është; Pse një individ me 5 dosje në SPAK është në kandidim dhe jo në hetim?!

Cilido qoftë emri që do të përfaqësojë kampin opozitar, mjafton të mos ketë 5 dosje në SPAK dhe ka fitoren morale që në krye të herës.

Post Scriptum- Përgjigjen mbi fitoren elektorale e gjeni te dosja ” Aruba” dhe tek eskursionet kriminale qeveritare për të cilat shumë pak flasin dhe shumë pak flitet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.