Olsi Rama: Kemi dërguar letër në FSHF për titullin e 2016-ës
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, sapo është emëruar Drejtor Sportiv i klubit të Partizanit. I ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv, në Top Channel, Rama tregoi se një nga gjërat e para që ka bërë, është një letër drejtuar FSHF-së, për akordimin e titullit të 2016-ës, Partizanit.
Titulli i sezonit 2015-2016 u fitua nga skuadra e Skënderbeut, ndërsa Partizani u rendit në vendin e dytë. Megjithatë, disa muaj më pas, UEFA vendosi të dënojë klubin korçar me një vit përjashtim nga garat europiane, për shkak të trukimit të disa takimeve, mes tyre edhe ndeshje të Superligës. Pikërisht për këtë arsye, klubi i Partizanit kërkon heqje ne titullit të Skënderbeut dhe akordimin e tyre ‘të kuqve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



