E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ONM kërkon shkarkimin e prokurores Suela Salavaçi
Lajme

ONM kërkon shkarkimin e prokurores Suela Salavaçi

Prokurorja që mbylli dosjet korruptive të Plarent Ndrecës

Suela Salavaçi, prokurore në Prokurorinë e Tiranës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 28/09/2023. Në seancën e 26 shtatorit, togat e zeza vlerësuan pozitivisht kriterin e pastërtisë së figurës, teksa kërkuan shpjegime mbi kriterin profesional dhe atë të pasurisë.

Te kriteri i pasurisë trupa gjykuese u ndal më së shumti, ku Salavaçi për rreth tri orë u desh të shpjegonte pozicionin e saj për të rrëzuar disa nga gjetjet të publikuara në dokumentacionin e saj mbi pasurinë e akumuluar prej prokurores dhe familjes së saj.

Por gjatë seancës së datës 26 shtator, përfaqësuesi i ONM, Ferdinando Buatier de Mongeot, kërkoi që dosjet pushuara, mes tyre dhe e Plarent Ndrecës, të bëheshin pjesë e raportit hetimor dhe prokurorja Salavaçi të shkarkohej.

Një prokuror i SPAK, mik konfidencial i gruas së Plarent Ndrecës, në pazar me ish-drejtuesin Arben Kraja, nuk e futën Plarentin në dosja e vjedhjeve dhe korrupsionit, me vlerë 150 milionë Euro në tenderin e uniformave policore dhe tenderët në Agjencisë së Përqendruar, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme…

Gjatë një kontrolli të planifikuar, KLSH zbuloi se Plarent Ndreca, vetëm në një tender kishte përlarë 730 mijë Euro, duke vepruar me kompetencën e autoritetit kontraktor të Ministrisë së Arsimit që planifikon tenderët, por kishte uzurpuar dhe drejtimin e komisionit të tenderëve.

Ish-sekretari Plarent Ndreca u kallëzua penalisht nga KLSH më 12 maj 2015, me prova për “Shpërdorim detyre dhe pabarazi në tenderë”, duke favorizuar biznesmenin Pandeli Carapuli, mik i Edi Ramës dhe ndërtues i sarajeve të tij në Surrel.

Dosja Penale Nr. 4168/2015 e Plarent Ndrecës, u bllokua 27 muaj nga prokurorja Suela Salavaçi, ndërsa më 12 korrik 2017 ajo e pushoi si çështje, duke deklaruar se provat e krimit financiar që paraqiti KLSH-ja nuk ishin të vërteta, ndërsa Plarent Ndrecën e shpalli “të pastër”.

Por pushimi i çështjes penale për vjedhjet e Plarent Ndrecës në Ministrinë e Arsimit, ka dalë në skenë në muajin shtator 2023, gjatë vetingut të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi; dosje të cilën e hoqi nga raporti hetimor, relatorja e vettingut, Etleda Çiftja në bashkëpunim me komisionerët Alma Faskaj e Suela Zhegu dhe miratim të kryetares së KPK, Pamela Balluku.

Pas heqjes së dosjes penale “Plarent Ndreca” e disa dosjeve të tjera; me Vendim nr. 703, datë 28 shtator 2023, prokurorja Suela Salavaçi kaloi vettingun, por gjatë seancës së datës 26 shtator, përfaqësuesi i ONM, Ferdinando Buatier de Mongeot, kërkoi që dosjet pushuara, mes tyre dhe e Plarent Ndrecës, të bëheshin pjesë e raportit hetimor dhe prokurorja Salavaçi të shkarkohej.

Me kërkesë Nr. 457/7, datë 22 nëntor 2023, ONM dhe Komisioneri Publik, i janë drejtuar vettingut të apelit, për shkarkimin e prokurores Suela Salavaçi, me prova se ka mbrojtur qeveritarët e korruptuar me pushim hetimesh, duke mos i çuar para drejtësisë, siç veproi në korrik 2017, me krye hajdutin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.

Ndërsa një prokuror i SPAK, mik konfidencial i gruas së Plarent Ndrecës, në pazar me ish-drejtuesin xhambaz Arben Kraja, nuk e futën Plarent Ndrecën në dosjen e vjedhjeve dhe korrupsionit, me vlerë 150 milionë Euro në tenderin e uniformave policore dhe tenderët në Agjencisë së Përqendruar, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Sipas informacionit, qokën që i bëri prokurorja Suela Salavaçi,  Plarent Ndreca ia shpërbleu kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, duke e informuar paraprakisht për aksionet e Policisë së Anti-krimit në agjencinë e mikro-kredive mashtruese, ku drejtues ishte Elvin Salavaçi, familjar i prokurores Suela Salavaçi.

Por Plarent Ndreca, kur ishte në Ministrinë e Brendshme, bashkëshortin e saj OPGJ Besnik Muçmata, e ka shpëtuar disa herë nga pezullimi e procedimi penal prej SHÇBA, ndërsa më pas e çoi Shef Sektori në Drejtorinë e Përqasjes Juridike Policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.