Operacioni “Forca e Ligjit”/ Marku, Ahmetaj, Gjonaj dhe kreu i SHISH takim në zyrën e Xhafaj
Operacioni i bujshëm policor ‘Forca e Ligjit’ ka vënë në lëvizje disa nga zyrtarët e lartë të shtetit. Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka shkuar këtë mesditë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku ka zhvilluar një takim, shoqëruar dhe nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kreu i komaduar i SHISH, Helidon Bendo, dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Report Tv mësoi se takimi mes Markut, Gjonajt, Ahmetajt, Bendos e Xhafajt zgjati rreth 45 minuta dhe në fokus të tij kanë qenë grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri, si dhe pasuritë e tyre të pajustifikuara. Kjo është vizita e parë e Kryeprokurores Marku me ministrin Xhafaj në Ministrinë e Brendshme.
Operacioni ‘Forca e Ligjit’ synon të godasë grupet kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. Ai pritet të vërë në pranga persona që kanë pasuri të pajustifikueshme, ndaj dhe në takim ka qenë dhe ministri Ahemtaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



