E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni i SPAK,  lëshohen 30 urdhër-arreste
Lajme

Operacioni i SPAK, lëshohen 30 urdhër-arreste

Zbërthimi  i bisedave në aplikacionin Sky Ecc ku ka edhe shumë zyrtarë të përfshirë.

Gjykata e Posaçme ka aprovuar 30 masa sigurie.

Mësohet se ka nisur një operacion i gjerë nga SPAK.

Mësohet operacioni është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky Ecc ku ka edhe shumë zyrtarë të përfshirë.

Edhe në këtë rast prova gjenerale, mësohet të jenë bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, ku eksponentë të botës së krimit janë përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Mes personave që SPAK ka proceduar janë dhe anëtarë të një grupi në Elbasan. Situata është në monitorim e sipër, ndërsa SPAK dhe policia po kryen arrestime dhe kontrolle banesash.

Në total janë mbi 30 urdhër-arreste, ku besohet 12 persona të proceduar dhe që kërkohet arrestimi janë vetëm në Elbasan.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.