E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni ‘Lokacioni’ çon  furnitorët  drogës  në pranga
Lajme

Operacioni ‘Lokacioni’ çon furnitorët drogës në pranga

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni” janë arrestuar 4 persona, të cilët u kapën në flagrancë teksa shkëmbenin 2 qese plastike në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë, brenda së cilave kishte kanabis me peshë rreth 16.2 kilogramë.

Konkretisht, në pranga ranë: Demokrat Dylgjeri 32 vjeç, Haziz Zylfa 23 vjeç, Vladimir Kani 23 vjeç dhe Hyxhers Mete 23 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së Hyxhers Mete në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Policia njofton se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 16.2 kg kanabis, 90 gramë kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.

Personat e arrestuar, tregtonin dhe furnizonin me drogë grupe të tjera kriminale. Antidroga e Tiranës ka zhvilluar hetime për të paktën 5 muaj ku ka arritur që të gjejë prova dhe të organizojë operacionin për arrestimin e tyre.

Ata janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin për drogërat e forta dhe të lehta. Të arrestuarit takoheshin në vende të ndryshme të populluara, duke shfrytëzuar edhe ambientet, si qendrat tregtare. Grupi kriminal ishte i sofistikuar dhe ruhej nga policia.

Kjo për faktin që në takimet e tyre përdornin automjete të shumta, në mënyrë që mos të udhëtonin me një mjet të vetëm. Demokrat Dylgjeri nga Elbasani figuron me precedent penalë, Vladimir Kani nga Fushë Kruja i dënuar më herët për drogë. Edhe personat e tjerë të arrestuar rezultojnë me precedentë penalë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.