E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opinioni publik i tronditur: Mandati i tretë na duhet për të fikur zjarrin te ‘Casa Italia’
Publik News

Opinioni publik i tronditur: Mandati i tretë na duhet për të fikur zjarrin te ‘Casa Italia’

Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot qytetarëve një mandat të tretë duke thënë se i duhet për të mbaruar punët që ka nisur. Qytetarët e shumë në rrjetet sociale kanë shpërthyer me zemërim. Disa thonë se nuk e dinë se çfarë pune duhet mbaruar, kur kjo qeveri nuk ka bërë asnjë punë.

Të tjerë theksojnë se kjo qeveri nuk po shuan një zjarr që ka rënë prej më shumë se 19 orësh në Tiranë. Ata i referohen zjarrit të rënë pranë një qendre tregtare, që po vazhdon prej shumë orësh.

Një 33-vjeçar, që punonte si roje sigurie, ka mbetur brenda. Familjarët e Arjan Salës, dhe bashkë me ta edhe opinioni publik, janë të revoltuar dhe tronditur.

Të indinjuar ata akuzojnë se zjarrfikësit nuk kanë pasur mjetet e përshtatshme për të hyrë brenda që të nxjerrin Arjanin.

“Aty po digjet. Arjani është në magazinë nën tokë. Është flakë, është shkrumb. Nuk ka pajisje. Nuk ka një elektrik dore. Duhet elektrik mjegulle, por nuk e kanë. Po digjet personi brenda, por heshtin. Me dashtë me dalë në protestë i gjejnë kundragazët, por në këtë rast jo,” thanë ata të revoltuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.