Opozita është ligjësi, jo ndëshkim
Rilindasit duhet të dalin në opozitë që të kuptojnë se si e kanë qeverisur vendin.
Me bodyguardë, sekretarë, shoferë, shërbëtorë e servilë vërdallë nuk ka asnjë shans të kuptojnë se çkanë bërë me këtë vend. Kur dalin në opozitë, po.
Disa prej rilindasve do tu bënte mirë të merrnin një NIPT dhe të mësojnë se duhen paguar taksat çdo muaj.
Të dalin nga pushteti e të kuptojnë se çfarë ndodh kur të shembet shtëpia nga tërmeti ose nga pushteti. Të kuptojnë se si kurohen sëmundjet në shtëpi dhe me ilace të skaduara. Të shtrohen vetë ose të afërmit e tyre në një spital publik ku t’u shërbejë një Tire…
Duhet të pranojnë të shërbehen si qytetarë të lirë, nga shërbyesit publikë të partisë dhe të shërbyesve privatë koncensionarë. Të paguajnë tariffat e rritura dhe të presin për një certifikatë apo leje…
E kanë të nevojshme të dalin në opozitë që të dëgjojnë mu në mediat që sot u shërbejnë, propagandën e pushtetit.
Duhet të dalin në opozitë e të protestojnë, të arrestohen e të thithin gaz lotsjellës nga ky që kanë blerë vetë. Nuk uroj aspak vrasjen e askujt pse del pa leje nga shtëpia…
Duhet të dalin në opozitë që të kuptojnë sa të mira i kanë bërë zgjedhjet moniste.
Pavarësisht argumentave të tjerë apo kritikës ndaj tyre, vetëm për kaq e kanë të nevojshme të dalin në opozitë të kuptojnë vërtetë ç’kanë bërë me këtë vend.
Dalja në opozitë nuk është ndëshkim aq më pak hakmarrje, por thjesht nevojë politike për të kuptuar qeverisjen që ke bërë. Pas 8 viteve në qeveri, dalja në opozitë bëhet e detyrueshme…
Ndaj Rilindja ka kohën të masë veten me ç’ka bërë duke dalë në opozitë. Kjo është ligjësia në një shoqëri demokratike.
Dalja në opozitë nuk është fundi i botës, por ligjësi. Vetëm pas daljes në opozitë mund të mendosh për një fillim të ri…
Vazhdimësia në qeverisje për tifozllëk është kalbje, degjenerim…. diktaturë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



