E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita po hyn në zgjedhjet e 11 majit e përçarë….
Flash

Opozita po hyn në zgjedhjet e 11 majit e përçarë….

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Shqipëria ka përpara një panoramë të komplikuar politike, ku opozita paraqitet e copëtuar në shtatë grupe të ndryshme, secili me pretendime për të nxjerrë një qeveri të ardhshme, por pa një vizion të përbashkët. Kjo situatë reflekton jo vetëm krizën e brendshme të opozitës, por edhe një sfidë të re për qytetarët shqiptarë që kërkojnë alternativë ndaj një mazhorance që vazhdon të dominojë politikën .

Partia Demokratike dhe aleatët e saj

Grupimi më i madh opozitar mbetet Partia Demokratike (PD), e cila do të hyjë në zgjedhje me aleatët e saj tradicionalë. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një bashkim më të gjerë të forcave opozitare në një koalicion të vetëm, me qëllimin që të krijohet një front i fuqishëm kundër mazhorancës socialiste. Por, pavarësisht kësaj thirrjeje, mundësia e një bashkimi të vërtetë duket e vështirë, pasi secili grupim ka agjendat e veta dhe interesa që nuk përputhen gjithmonë me ato të PD-së.

Partia “Mundësia” e Agron Shehajt dhe Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt

Një tjetër faktor që ndikon në fragmentimin e opozitës është hyrja në garë e partive të reja. Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së dhe lider i “Mundësisë”, ka bërë të qartë se do të kandidojë i vetëm, duke mos kërkuar koalicione me asnjë grup tjetër.

Po ashtu, Adriatik Lapaj, drejtues  i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, është gjithashtu një protagonist që kërkon të paraqitet si një alternativë e re për qytetarët, ndonëse financimet e dyshimta dhe lidhjet me fondacione të caktuara, si ato të Sorosit, kanë ngritur pikëpyetje mbi integritetin dhe motivet e tij.

Endri Shabani dhe “Nisma Thurje”: Një sisi e dyshimtë?

Endri Shabani, me lëvizjen e tij “Nisma Thurje”, është një tjetër figurë që kërkon të ketë një ndikim të madh në këto zgjedhje. Shabani ka një të kaluar të lidhur ngushtësisht me fondacionet ndërkombëtare, duke qenë i shkolluar dhe punuar për fondacionin Soros. Pavarësisht retorikës anti-qeveritare, lidhjet e tij me aktorët e huaj dhe financimet e mundshme nga burime të jashtme krijojnë dyshime për qëndrimet e tij dhe mundësinë e një manipulimi të votës popullore.

LZHK dhe Djathtas 1912: Parti të shkëputura nga PD

Një tjetër element që pasqyron fragmentimin e opozitës është largimi i LZHK-së, nën drejtimin e Dashamir Shehit, nga koalicioni me PD-në. Shehi ka zgjedhur të kandidojë në mënyrë të pavarur, duke u përpjekur të përfaqësojë një sektor të caktuar të djathtës tradicionale.
Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj, pas shkëputjes nga Lulzim Basha, ka krijuar një grupim të ri politik, “Djathtas 1912”, për të konkurruar në zgjedhjet e ardhshme. Ky grupim mund të jetë një mundësi për ata që ndihen të zhgënjyer nga partitë e tjera, por, sërish, kjo është një nismë e kufizuar që ka pak mundësi të ndikojë realisht në rezultatin e zgjedhjeve.

Lulzim Basha: Një kryetar pa parti, por me ambicie të Përsëritura

Një tjetër figurë që përpiqet të rikthehet në skenën politike është Lulzim Basha. Ai ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse për këtë vendim nuk ka ende një strukturë të qartë partie. Pas dështimeve të shumta në udhëheqjen e opozitës dhe humbjeve të njëpasnjëshme, rikthimi i Bashës ngre pikëpyetje për aftësinë e tij për të sjellë ndryshimin që opozita ka nevojë. Kjo përpjekje për të rigrupuar mbështetje nuk i jep asnjë sinjal të qartë qytetarëve, të cilët kanë kërkuar për një kohë të gjatë një alternativë reale.

Një Opozitë e Copëtuar i sigurom fitoren   Ramës ?

Nëse analizojmë të gjitha këto grupime dhe individë që kanë njoftuar se do të hyjnë në zgjedhje, vihet re një çarje e thellë brenda opozitës. Disa mund të bashkohen, por duket se çdo koalicion do të jetë i dobët dhe pa një platformë të qartë për ndryshim. Ky copëtim i opozitës është një mundësi për mazhorancën e Edi Ramës që të konsolidojë më tej pushtetin, ndërsa qytetarët mund të ndihen të privuar nga mundësia për të zgjedhur një opozitë të vërtetë dhe të organizuar.

Përfundimisht, zgjedhjet e majit 2025 do të jenë një moment kyç për të kuptuar nëse opozita do të arrijë të bashkohet dhe të krijojë një alternativë të fuqishme ndaj qeverisë aktuale, apo do të vazhdojë të mbetet e copëtuar dhe pa ndikim. Dështimi për të krijuar një front të unifikuar mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e politikës shqiptare por mbi të gjitha do të humbasë shanci i artë për rrotacion politik duke e betonizuar përfundimisht një autokrat  që  vetëm nëse i mbushet mendja  të ikë vetë nga pushteti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.