Opozita pozita edhe pleqte e Shkodres!
Nje politike publike e sukseshme tenton gjithmone te maksimizoje perfitimet per publikun duke optimizuar perdorimin e burimeve te kufizuara, sic eshte numri i vaksinave .
Nuk jam dakord me disa opinioniste, te cilet thone qe qeveria me ane te vaksiminit te personaliteteve shkeli Kushtetuten. Sepse sipas saj qenkerkemi te gjithe te barabarte perpara te drejtes per te marre trajtim mjeksor.
Nese pyesni nje ekonomist a e shkelim Kushtetuten kur ne kushtet e burimeve te kufizuara , shtreter, aparate ventilimi, te parit i sherbehet te riut te semure edhe jo te vjeterit te semure? Ekonomistet thone jo. Besoj jo thote edhe nje jurist qe njeh mire parimet e politikave publike . Thone jo , sepse parimi baze ne ushtrimin e sherbimit publik eshte maksimizimi i perfitimit publik . Thene kete , mundesia qe I riu te shpetoje, me perdorimin e te njejtave burime, eshte me me madhe, e dyta nje i ri ka akoma mundesi te kontriboje ne afat me te gjate ne shoqeri. Ne keto kushte , vendimarrja per ti sherbyer te riut , eshte perdorim i burimeve ne menyre optimale per te maksimizuar perfitimet afatgjata te publikut.
Ne baze te ketij parimi te politikes publike , mjeket infermjeret, qe punojne ne spitale shtetore edhe private , mesuesit edhe profesoret te shkollave private e shteterore duhet te ishin vaksinuar te paret .Cdo vaksine e bere kujdo tjeter , qofshin edhe personalitete , pa perfunduar vaksinimi i ketyre grupeve te cilet ulin risqet e demeve afatgjata te pandemise ne shoqeri, duke rritur perfitimet e kesaj te fundit , ka shkelur parimin e optimizimit te burimeve edhe maksimizimit te perfitimeve qe vaksinat i sjellin publikut.
Te dytet ne rradhe vine pleqte pikerisht per te njejtat qellime racionale. Ne rast infektimi mundesia qe te kerkojne sherbim mjeksor te specializuar edhe te kushtueshem eshte me e larte, sikurse edhe mundesia per te humbur jeten. E pra drejtesi nuk do te thote barazi.
Por politikanet tane vetem te paditur nuk jane . Ne ne vend te maksimizimit te perfitimeve te publikut , kane vendosur objektiv tjeter . Pozita me shperndarjen e vaksines, edhe opozita me zhurme vetem per ceshtje qe nuk krijojne deme elektorale, kane vendosur te maksimizojne votat .
Maksimizimi i votave shpjegon faktin perse pa perfunduar vaksinimi i mjekeve ne gjithe Shqiperine , (se per mesuesit nuk po flitet) kane filluar te vaksinohen pershembull pleqte e Shkodres.
Maksimizimi i votave shpjegon ndjeshmerine e larte te opozites per 20 personalitetet (te vaksinuar pa te drejte para mjekeve) por asnje fjale per vaksinimin e pleqte e Shkodres .
Tani me thoni ku do te vendosim te hame corbe te prishur ne 25 prill, ne restorantin e opozites apo pozites?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



