Opozita rrëzon me 331 vota qeverinë në Francë
Kjo është herë e parë që nga viti 1962 që qeveria e Francës bie nga një votë mosbesimi. Kryeministri Michel Barnier u kundërshtua nga 331 deputetë dhe ai duhet të paraqesë dorëherqjen tek presidenti Macron. Por çfarë pritet të ndodhë më tej?

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duhet të zgjedhje një kryeministër të ri. Por kjo nuk ka është një detyrë e lehtë për Macron, të cilit iu desh dy muaj në verë që të zgjidhte një emër që nuk do të rrëzohej menjëherë nga një prej fraksioneve të mëdha parlamentare.
Ekziston gjithashtu një mundësi që Macron të emërojë një qeveri teknokrate- por kjo ka të ngjarë të mos zgjasë shumë pasi ata luftojnë për t’u parë si legjitime.
Ndërkohë zgjedhjet nuk janë një opsion, pasi sipas kushtetutës franceze ato nuk mund të thirren brenda një viti nga votimet e mëparshme, të cilat në këtë rast u zhvilluan korrikun e kaluar.
Përderisa Franca nuk rrezikon të ketë një mbyllje të qeverisë, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara, mungesa e stabilitetit politik ka mundësi të trondisë tregjet financiare. Barnier paralajmëroi javën e kaluar “për një stuhi të madhe dhe trazira serioze në tregjet financiare” nëse rrëzohet qeveria e tij.
Qeveria e pakicës e Michel Barnier nuk mundi t’I mbijtojë mocionit të votëbesimit, duke e bërë atë administratën e parë që u rrëzua në një mënyrë të tillë që nga viti 1962 dhe qeveria më jetëshkurtër e Republikës së Pestë.
Një total prej 331 deputetësh votuan në favor të mocionit të paraqitur nga aleanca e majtë NFP, me një shumicë prej 288, të nevojshme për të detyruar qeverinë të largohej nga detyra.
Mocioni i mosbesimit mori vota të plota nga Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë, i cili e kishte propozuar atë, dhe nga Rassemblement National e ekstremit të djathtë së bashku me ndjekësit e ish-Republicains Eric Ciotti, të cilët e nënshkruan atë me ta.
Njoftimi u bë në Asamblenë Kombëtare nga presidenti i deputetëve Yael Braun-Pivet. Mathilde Panot, drejtuesja e grupit të La France Insoumise, foli menjëherë para kamerave, duke deklaruar se “Macron duhet të shkojë” dhe se partia e Jean-Luc Mélenchon është gati të “vijë në pushtet me një program këputjeje” me të kaluarën.
Barnier, një konservator veteran që ka mbajtur postin e kryeministrit për gati tre muaj, tani është i detyruar t’i paraqesë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij presidentit Emmanuel Macron.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili sapo është kthyer nga Arabia Saudite ku ishte për një vizitë shtetërore, synon të emërojë një pasardhës brenda disa orëve.
Shkak, për rrëzimin e qeverisë është bërë projektbuxheti.
Rezultati thellon krizën politike të Francës dhe shënon një goditje të rëndësishme për Bashkimin Evropian, në një kohë kur Gjermania është gjithashtu e zhytur në një fushatë zgjedhore parlamentare deri në shkurt dhe javë përpara se Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



