Organizata ‘Rilindja’ dhe Ndrangheta si biznes serioz
Hodhën në erë historinë e Tiranës për ca “para xhepi” me shumë. Ose si i thonë rëndom nëpër korridore mjeshtrat e “Rilindjes”, 20 përqindëshi.
Me një qetësi barbare nuk morën parasysh jo vetëm reagimet e qytetarëve, artistëve dhe intelektualëve shqiptarë, por as thirrjet e ndërkombëtarëve. Ju bë me dije nga opozita se Teatri do të ndërtohej ashtu siç ka qenë, por prapë Ndranghetistët e Tiranës nuk pyeten as për fe, e as për atdhe.
I vunë eskavatorin dhe në pesë minuta rrënuan vendin e historisë së artit shqiptar. Dhe pse e paskan bërë këtë, shtrohet pyetja. Që të ndërtohen kulla. Po nga kush do ndërtohen. Përgjimet e fundit në të cilat kanë rënë në ‘kllupcë’ Veliaj me shokë e tregojnë me së miri edhe ndërtuesin, edhe investitorin, edhe shitësin edhe të paguarin me 20 për qind të investimit.
Nejse. Paratë kanë ardhur dhe janë investuar, sepse kullat po pushtojnë Tiranën po e bëjnë të pajetueshme për njerzit. Lidhja me krimin funksionon shumë mirë me sektin mavi.
Organizata Rilindja, lindi si pjellë e një pjesë majtistësh që pushtuan ish Partinë Socialiste dhe mbarsën një grupacion aspak të fshehtë. Pothuajse të gjithë kishin ardhur nga korridoret e bashkisë ku kishin mësuar të bënin pazare politike dhe ekonomike. Një pjesë e tyre erdhi edhe nga “rinia ndryshe” e përdorur nga Rama e që i kishin vënë emrin G-99. Bashkimi i tyre me specialistët e 20 përqindishit në bashki krijoi atë që sot quhet “Rilindja”. Për të mbijetuar dhe për të transformuar votën ky grup që u quajt “Rilindje” bënë një marrëveshje me krimin dhe me njerëzit e tij në pothuajse te gjitha zonat e vendit. E shikuam qartë në parlamentin e këtyre viteve, në administratë, në diplomaci, sidomos ne polici, por realisht në pothuajse të gjitha institucionet shtetërore.
Shpejt i dolën petët lakrorit “Rilindje”. Pas denoncimeve të shumta të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar një pjesë e ketyre lidhjeve me krimin në vend u këputën në heshtje pa shumë zhurmë. Por në largim, duke i bërë presion drjtësisë edhe me Vettingun edhe me kercënime që të mos hetohej asnjë sjellje e tyre. Ikën disa kryetarë bashkish, disa deputetë, por mbeti kupola.
Por “Rilindja” e mësuar të jetojë me krimin dhe gangot, tashmë e fuqishme ekonomikisht pasi përdori “të fortët” made in Albania, vendosi të shtrijë kordinimin dhe bashkëpunimin edhe me krimin ndërkombëtar.
E kishte nisur Saimir Tahiri në fillim të qeverisjes së “Rilindjes”, vijuar nga Xhafajt në një pjesë tjetër. Tani del emri i kreut të Bashkisë së Tiranës në përgjime ku bëhet fjalë për investime shume “serioze” të një organizate të njohur ndërkombëtarisht dhe me një fuqi ekonomike shumë të madhe. Ajo është Ndrangheta, një nga organzitat më të rrezikshme të mafies Italiane por edhe me gjerë në të gjithë botën. Dhe është e sigurtë që nuk kanë ardhur në “biznes” me djeresë të madhe duke shitur “fiq” apo përralla propagande për njerëzit, por duke trafikuar drogë e duke vrarë. Prandaj duhet të gjejnë kosh që të pastrojnë paratë e tyre. E siç duket gjetën “Rilindjen”.
Lufta e madhe që opozita në Tiranë bëri që të pastronte “Rilindjen” nga krimi dhe qeverisjen nga menxhimi i bandave duket se detyroi Ramën dhe qeverinë e tij të gjente aleatë të tjerë nga bota ndërkombëtare e krimit, atje ku nuk mbërrinte shkopi i opozitës. Përgjimet e fundit të publikuara në Itali e tregojnë më së miri këtë “integrim” të rilindjes. Se për integrimin e Shqiptarëve nuk kanë kohë të mendojnë.
Ai tani u bën presion edhe bandave qe i kishte me vete nga 2013 e në vijim se po nuk qëndruat me mua, po nuk bashkëpunuat me mua, edhe kështu me një distancë sa për dukje, do të gjejë bashkëpunëtorë të tjere me të cilët do të ndajë copat e pasurisë së këtij vendi. E jo vetëm Ndrangheten. Zgjedhjet janë afër e kërcënimi është shumë serioz. OFL ka bërë punën e vet me këtë model elektorati.
Aq shumë e ka menderosur 8 vjet qeverisjen “Rilindja” se të ngjan më serioze Ndrangheta se sa qeveria e Ramës. Të pakten ata punojnë me rregulla. Gjithkush i di rregullat mafies.
Prandaj e permenda më lart historinë me teatrin, Mafia të jep urdhër dhe rilindasit me brek të grisura si të “Shukos” por me xhepat plot e zbatuan. Janë totalisht të kapur.
Pra konkluzioni i këtyre 8 vjetëve është i qartë. Dhe mendoj se opozita bëri shumë mirë që braktisi parlamentin që të mos ishte bashkëfajtore në këtë pushtim të rrezikshëm të Shqipërisë nga mafia. Tani opozita ka misionin e çlirimit të saj.
Sepse….
Rama nuk mbijeton dot pa patur bashkëpinim me botën e errët. Ata e qeverisin “Rilindjen”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



