E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Orikumi  pa ujë dhe drita
Lajme

Orikumi pa ujë dhe drita

Banorët: Faturat rriten, ujë e drita s`kemi

Në kulmin e sezonit turistik, banorët e Orikumit përballen me mungesë energjie elektrike dhe ujë të pijshëm. Sipas banorëve, nga institucionet nuk po merren masa për t`i dhënë fund këtij makthi.

Qyteza e Orikumit po ballafaqohet me një krizë të thellë të mungesës së ujit dhe energjisë elektrike , duke lënë banorët në një gjendje të vështirë dhe të pamjaftueshme për t’i përballuar nevojat e tyre bazë në kulmin e sezonit turistik.

Në mes të kësaj krize, zërat e banorëve të Orikumit reflektojnë një gjendje të përsëritur që ka zgjatur për dekada të tëra.

Banorët nuk po përjetojnë vetëm mungesën periodike të ujit dhe dritave, por po përballen edhe me një rritje të konsiderueshme të faturave, duke shtuar barrën e tyre financiare.

Përballë kësaj situate, nga institucionet shtetërore nuk ka asnjë reagim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.