Pacientja 95 vjeçe mund koronavirusin në Itali
Koronavirusi vret më shumë moshat e vjetra’.
Ky është një nga konstatimet më të përdorura ditët e sotme, sidomos nga të rinjtë, që duan të ngushëllojnë veten e tyre.
Mirëpo ky konstatim nuk vlen për gjyshe Almën, e cila është shëruar nga koronavirusi, edhe pse është 95 vjeçe. Zyrtarisht, ajo bëhet pacientja më e vjetër që e ka mposhtuar këtë sëmundje, raporton ‘Gazzetta Di Modena’.
Pas shërimit, Alma Clara Corsini tha se ndihet mirë, dhe se stafi mjekësor ishte kujdesur për të. Tashmë ajo është kthyer në shtëpi, në gjendje të stabilizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



