E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë që të përcaktojnë parametrat e dialogut
Publik News

Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë që të përcaktojnë parametrat e dialogut

dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka ka thënë se u takon palëve, pra Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për cilën ide janë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

“U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer për ‘EUobserve’, kur është pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.

“Do të donim të shihnim njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit [negociator]”, tha poashtu ai, shkruan Indeksonline.

Palmer shtoi se palët kosovare dhe serbe duhet të të gjejnë mënyrë e duhur të rikthehen dialogut.

“Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, t’i vendosin çështjet që i shqetësojnë në tavolinën e negociatave, dhe të gjejnë rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, dhe idealja do të ishte njohja e ndërsjellë si qëllim”, tha ai.

Kujtojmë se ideja për shkëmbim territoresh është pjesa e Veriut t’i jepet Serbisë, kurse Kosova të merr Luginën e Preshevën, apo siç njihet ndryshe Kosova Lindore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.