Paloka: Rama e ka kuptuar se po i vjen një fund i tmerrshëm…
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh tha se, Rama është i detyruar që të rikthehet në pupacin e Sorosit në Shqipëri dhe kuptohet që ky është fundi i pupacëve të Sorosit, siç po ndodh në të gjithë botën”.
“Edhe këtu do të jete i njëjtë, por mbase edhe më i tmerrshëm”, tha ndër të tjera Paloka.
“Me dalin tituj për ato që po flet Rama, që del përditë e tashmë përpiqet të qetësojë njerëzit e tij. Por në fakt bën të kundërtën sa herë del. Po merret gjithë kohën me SPAK-un me drejtësinë, por më bëri përshtypje një nga shprehjet që kishte thënë. Tani që Amerika iku, jam vetëm unë që e mbaj SPAK-un në këmbë.
Pra sipas Ramës, fitorja e Trump në SHBA, paska bërë që Amerika të iki nga Shqipëria. Në fakt ka ikur Sorosi dhe ata që e përfaqësonin nëpër ambasada, por për Ramën, siç duket do i ketë dalë pa dashje ose se ka menduar shumë kur e ka thënë këtë shprehje. Amerika paska ikur dhe SPAK ka ngelur jetim se deri dje paska qene nen hyqmin e Amerikës kurse tani ngelet vetëm nën hyqmin e Ramës. Në fakt ajo që këta e quanin Amerika, nuk ka qenë kurrë Amerika, pavarësisht se pikërisht për këtë ne na akuzonin si antiamerikanë.
Për Ramën Amerika paska ikur se edhe këtu duhet të shohësh pak ndryshimet e Ramës që lidhet edhe me qëndrimet ndaj drejtësisë. Se Rama kështu luhatje ka gjithmonë. Edhe psikike edhe politike, edhe të të gjitha llojeve. I ka pasur dhe i ka. Rama çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Mjafton të hapësh kronikat dhe të shikosh qëndrime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje edhe brenda një dite. Kështu që nuk është habi që Ramës i lëvizin këto parametra. Por çfarë po ndodh. Ka kaq kohë që po përpiqet me të gjithë format, duke hedhur miliona e duke future lobiste, e njerëz këndej e andej. I doli bllof edhe ai Sazani që do ishte i bindur që do të arrinte ta përdorte siç e kishte përdorur gjithmonë, paranë dhe korrupsionin me të huajt. I kanë dalë bllof të gjitha.
Dhe mbasi dështoi me këto edhe njëherë duket sikur do të kthehet në llogoren e vjetër pasi nuk arriti të krijojë lidhjet me administratën Trump siç shpresonte. Se ndodhi në fakt herën e parë kur kishte pak përvojë Presidenti dhe nuk ishin këto situata që janë krijuar sot e që praktikisht Soros është armiku numër një i Presidentit Trump por edhe i SHBA. Dhe në këtë situatë Rama me sa duket është detyruar edhe njëherë të rikthehet në llogoren e parë. Se nuk po lëshon as Aleksi tani. Po del tani në atë profilin e tij prej palaçoje, Rama. Fshiu gjithë fotot me Aleks Sorosin nga instagrami. Dhe tani unë e quaj hakmarrja e Aleksit. Nuk i ndahet Aleksi. Ky ja heq fotot, ai ja nxjerr fotot në profilin e vet. Kështu që Rama është i detyruar që të rikthehet në pupacin e Sorosit në Shqipëri dhe kuptohet që ky është fundi i pupacëve të Sorosit, siç po ndodh në të gjithë botën. Këtu do të jete i njëjtë por mbase edhe me i tmerrshëm.
Kështu që ato daljet dhe histerizmat e Ramës. Ato sharjet për Berishën dhe për opozitën jo se janë të reja, por i është shtuar doza, pikërisht sepse ai po e ndjen se po i vjen fundi dhe fundin do ta ketë të tmerrshëm më sa duket.
Edhe qëndrimi ndaj drejtësisë vjen vërdallë këtu. Ka ardhur një sherif i ri në qytet. Prandaj ka ndryshuar edhe qëndrimi i Evropës për Shqipërinë por edhe për gjithë botën. Këtë e ndjen Rama”, theksoi Paloka.
Kryeministri flet për deklaratën e Berishës: Aleks Soros dhe babanë e tij i kam miq!
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij live me ndjekësit në rrjetet sociale ka prekur edhe çështjen e Soros. I pyetur në lidhje me deklaratën e kreut të PD i cili deklaroi se i trembur Rama ka fshirë fotot me Alex Soros pas arrestimit të Veliajt, kryeministri nuk iu përgjigj drejtërdrejtë pyetjes por vetëm tha se Alexin dhe babin e tij i ka miq të vjetër.
“Alex Soros e kam pasur dhe e kam miq, dhe babanë e tij. Përrallat e historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë.
Siç kam ata miq, kam edhe të tjerë që nuk janë miq me ata, por unë nuk bëj spekulime me miqtë.
Lërini historinë mes amerikanësh t’i zgjidhin ata me njëri tjetrin. Mos gënjeni veten se jemi ne kërthiza e botës”, deklaroi Rama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



