Pamje dramatike, zjarri përfshin ish-repartin ushtarak në Fier
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish-repartit ushtarak.

Ndërkohë u raportua se janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë zonën.
Tre zjarrfikëse ndodhen në vengjarje, ndërsa aksonit për shuarjen e flakëve u janë bashkuar edhe banorët.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



