E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje të turpshme në KQZ, shoferi parkon si në oborrin e shtëpisë
Flash

Pamje të turpshme në KQZ, shoferi parkon si në oborrin e shtëpisë

Një pamje që ka ngjallur reagime është publikuar sot nga ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Tiranë. Një automjet është fotografuar teksa është parkuar në mënyrë të gabuar, mbi shtegun e këmbësorëve, fare pranë hyrjes së institucionit.

Në foton e shpërndarë, shihet qartë se makina është futur mes gjelbërimit dhe trotuarit, duke bllokuar plotësisht kalimin e qytetarëve.

Pamja ka ngjallur reagime për faktin se automjeti ndodhet brenda perimetrit të institucionit, duke ngritur dyshime se mund t’i përkasë një punonjësi apo zyrtari të KQZ-së.

Parkimi në mënyrë të tillë ngre pikëpyetje mbi respektimin e rregullave bazë edhe në institucione shtetërore, ku shpesh zyrtarët duket se e trajtojnë hapësirën publike si pronë personale.

Ngjarja po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, me shumë komente ironike ndaj mungesës së shembullit nga institucionet që duhet të zbatojnë ligjin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.