E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paqsor Buzi merr 850 milionë  me  ofertën më të lartë
Lajme

Paqsor Buzi merr 850 milionë me ofertën më të lartë

Paqsor Buzi është rikthyer përsëri që të “kullufisë” paratë e shqiptarëve. Pasi ka fituar një numër tepër të madh tenderash nga qeverisja socialiste, Buzi ndejti një farë kohë në qetësi. Por me sa duket uria për paratë e shqiptarëve i është rikthyer dhe ka filluar përsëri të angazhohet me tenderat.

Si gjithmonë tenderat që ai fiton, janë tepër të dyshimta. I tillë është edhe rasti që do t’ju paraqesim ditën e sotme. Bëhet fjalë për një procedurë me numër reference REF-03953-05-08-2024. Objekti i saj është “Mbrojtja nga lumi Vjosë, krahu i djathtë Kashisht” me fond limit në vlerën 73,096,264 lekë të reja pa TVSH ose rreth 880 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse shikojmë dokumentacionin e kësaj procedurë do të shikojmë se ndonëse kanë marrë pjesë 10 firma, tenderin e ka fituar firma që ka dhënë ofertën më të lartë. Kuptohet lehtë se cila është kjo kompani.

Është pikërisht G.P.G. COMPANY në pronësi të Paqsor Buzit dhe Gëzim Dani. Oferta e tyre është në vlerën 71,265,194 lekë të reja pa TVSH ose gati 850 milionë lekë të vjetra me TVSH. Të gjithë garuesit e tjerë kanë ofruar shifra më të ulëta e megjitahtë nuk kanë fituar.

Ndërkohë vlera e ofruar nga firma e Paqsor Buzit është sa 98% e fondit limit. Mjaftojnë vetëm këto dy pika, për të kuptuar qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim të tenderit dhe se gjithçka ka qenë një farsë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.