E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Para & propagandë
OP-ED

Para & propagandë

Ylli Manjani

Fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria!

Asnjë cent!

Me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!

E papranueshme që paguhen sekserë e shkrime dashakeqëse në amerikë, për Shqipërinë e shqiptarët!

Do ti kishim paguar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza!

Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!

Lobbing për çfarë?! A mos po shtohen turistët amerikanë në Shqipëri?! Apo po shtohen Investimet Amerikane?!

Shifrat tregojnë të kundërtën!

Atëherë përse?!

E pafalshme që harxhohen para nga ekonomia jonë e varfër për të paguar amerikanë, që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë!

Kulmi! Kësaj i thotë të blesh qeder me paret e tua!

E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend.

Harxhohen para për propagandë dhe anti propagandë!

Në fund fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria!

Kjo është politika!

Turp!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.