E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paradoksi i konfliktit të Sali Berishës me Artan Hoxhën
Sot

Paradoksi i konfliktit të Sali Berishës me Artan Hoxhën

Mbrëmë në News 24 pati një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe gazetarit Artan Hoxha. Akuza të rënda. Secili e quante tjetrin, as më pak e as më shumë, por vrasës.

Në një shoqëri kanunore sherre të tilla do t’i fashiste vetëm plumbi. Në një shtet ligjor puna do përfundonte në gjyq dhe vështirë se do kalonte pa penalitete.

Tek ne nuk ndodh gjë, përpos spektakleve me akuza e kundërakuza. Me sa duket jetojmë në një shoqëri as… as… As kanunore e as juridike.

Si të mos mjaftonin dyluftimet e VIPA-ve që s’i lenë kusur njeri-tjetrit, vjen dhe media e jep një dorë: Ai i tha, ky ia priti.

Jo fakte po akuza e sharje që amplifikohen sikur mediat të ishin megafonë dhe jo instrumenta që ndriçojnë situatat dhe orientojnë publikun.

Mundet që jemi shoqëri ‘as kanunore e as ligjore’, por epokën post-truth e përjetojmë rendshëm. Ç’rëndësi kanë faktet dhe e vërteta para sensasioneve, emocioneve dhe, sidomos, klikimeve.

( Nga cikli ‘Djerrinat e shpirtit’)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.