Paralajmërimi i fortë: Berisha do ta shpallë armik Salianjin
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke paralajmëruar se Ervin Salianji, me nismën që nisi në Durrës, rrezikon të futet në listën e “të padëshiruarve” të Sali Berishës. Sipas Spahiut, lëvizja që prezantoi dje deputeti demokrat shihet si përpjekja e parë serioze për të riformatuar PD-në dhe për të krijuar një qasje të re politike.
Ai theksoi se Salianji po mbështetet sidomos nga demokratët që kërkojnë distancim të qartë nga modeli i vjetër i drejtimit. Sipas tij, deputeti ka krijuar marrëdhënie të mira me drejtuesit e formacioneve politike të reja dhe gëzon mbështetjen e strukturave që nuk janë konsumuar nga pushteti.
“Lëvizja e tij tregon se brenda PD po kërkohet një ton i ri politik,” u shpreh Spahiu. “Salianji do të vendoset automatikisht përballë Berishës, sepse Berisha do ta trajtojë si rival. Por ai duhet të kuptojë se ku qëndron forca e tij. Ka shumë mbështetës antiberishistë dhe nuk e shoh si kandidat për kreun formal të PD-së, por si figurë që mund të ndërtojë profilin e një lideri të opozitës së re, të bashkuar me partitë e reja që i kanë munguar skenës politike shqiptare.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



