E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi/ Osmani: Shqipëria po shuhet nga një grusht imoralë e drogaxhinj të veshur me pushtet!
Sot

Paralajmërimi/ Osmani: Shqipëria po shuhet nga një grusht imoralë e drogaxhinj të veshur me pushtet!

Lidhur me një raport të publikuar nga Zëri i Amerikës, në të cilin thuhet se lindjet dhe shtesa natyrore e popullsisë vijojnë të shënojnë rënie në Shqipëri, ndërkohë që studiuesit vlerësojnë se vendi është në një emergjencë demografike që kërkon hartimin e politikave për të frenuar migrimin, reduktuar varfërinë dhe rritur lindshmërinë.

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Instituti i Statistikave – vijon raporti i publikuar prej VOA-  numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2019,  ishte në Shqipëri 6362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018. Po sipas këtyre të dhënave edhe shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, shënoi një rënie me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Në raport thuhet gjithashtu se Qarku i Gjirokastrës vijoi të regjistrojë numrin më të ulët të lindjeve me një rënie 10% krahasur me një vit më parë ndërsa nëntë nga 12 qarqet e Shqipërisë regjistruan rënie të lindjeve në tremujorin e dytë 2019. Lidhur me këto të dhëna dhe jo vetëm ka ardhur edhe reagimi i  Kreshnik Osmanit në një status të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Kreshnik Osmani-t:

“Shqipëria në emergjencë demografike. Nga njëra ana varfëria, nga ana tjetër emigrimi i cili vjen me së shumti për arsye të mungesës së shpresës dhe të perspektivës. Narkoshteti e konsideron këtë një fenomen të natyrshëm dhe një cikël që përsëritet normalisht tek popullsi të ndryshme të botës, por e vërteta është ndryshe. Boshtasija e Shqiperise dhe shpopullimi i saj është shumë mire e planifikuar. Elitat politike dhe oligarkët do të mbajnë vetëm aq skllever sa u nevojiten dhe më pas vendi do të popullohet nga popullsi alternative, nga Azia dhe Afrika të cilat do të shërbejnë si krah i lirë pune për nevojat e oligarkisë vendase. Ndërkohë që krahu i lirë i punës (shqiptari), si burimi kryesor i valutës për këtë vend, (pasi nuk na lejojnë të prodhojmë asgjë), është duke shkuar në Europë dhe në Amerikën e Veriut. Diksush mund të thotë epo c’na plasi ne tek Shqipëria, sepse atdheu im është atje ku është buka. Ti ke të drejtë që të vraposh pas bukes tënde, arsimit të fëmijeve dhe shëndetësise. Ke të drejtë ndoshta kur shkon ne aeroport dhe pështyn per të mos e kthyer kokën më prapa kurre, nga vuajtjet e medha qe të ka shkaktuar ky vend, por ky është kurthi të dashur miq. Mafia politike e Tiranes ka mundur qe ta identifikojë të keqen me Shqiperinë dhe jo me sistemin (me ata vetë) dhe me partitë përgjegjëse për këtë maskarallëk pluralist 30 vjecar. Ti mund të largohesh për nevojat e tua dhe për emergjencë, por mos harro kurrë se fajin nuk ta ka Shqipëria por mafia vendase dhe ajo ndërkombetare që ka kapur prej fytin Shqiperinë. Bëni sa më shume dashuri, lindni sa më shumë femijë. Kudo që të shkoni në botë, vendi juaj eshtë këtu, sepse atje do të mbeteni gjithmonë të huaj. Kjo është toka e të parëve, kjo është e bukura e Mesdheut dhe e Adriatikut dhe duan t’jua rrëmbejnë një grusht me imoralë e drogaxhinj, të veshur me para e pushtet. Kjo është toka e varreve ku kanë lënë kockat të parët tuaj. Kjo është toka e të tashmes dhe e të ardhmes. Mafia në pushtet në bashkëpunim me organizatat ndërkombetare të krimit të organizuar ka ngritur edhe një kurth tjetër, duke i trajtuar këto thirrje si qasje nacionaliste demode, të prapambetura dhe injorante, por besomëni se ata imorale, nuk janë te ndershëm në atë që thonë. E gjithë bota është një, nuk ka kultura, nuk ka kombe, nuk ka gjuhë, nuk ka popuj, specifika, zakone, është një kurth i neoliberizmit globalist që ka për synim shuarjen e identiteteve të botës për llogari të një grushti njerëzish, kryesisht elitat bankare, që kërkojnë të skllaverojnë njerëzimin për interesat e tyre. Lindni fëmijë  dhe mos e shitni gjithcka kur të largoheni prej Shqipërisë. Lëreni gjithmonë një copë tokë, një shtëpi, një vend, një strofull, por qoftë dhe një gur dhe kthehuni gjithmonë tek toka e të parëve tuaj. Asgjë si dheu i Shqipërisë nuk ua tret mishin dhe kockat!” /Puls7.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.