E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paris,  zjarrfikësit përplasen me policinë
Publik News

Paris, zjarrfikësit përplasen me policinë

Këto pamje vijnë nga kryeqyteti i Francës, ku pati përplasje të dhunshme mes zjarrfikësve protestues dhe policisë. Protesta u zhvillua shumë pranë qendrës së kryeqytetit.

Policia e trazirave ndërhyri me shkopa gome për të zmbrapsur protestuesit.

Një dëshmitar tha se policia përdori edhe gaz lotsjellës. Sipas tij, zjarrfikësit ishin shumë të vendosur.

Ata kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Zjarrfikësit ankohen sepse reduktimet në personel ua kanë bërë punën më të vështirë.

Sindikatat kishin organizuar një protestë të zjarrfikësve nga i gjithë vendi.

Fillimisht ata hodhën fishekzjarre dhe më pas tentuan të thyejnë një barrierë policore. Disa prej tyre ia vunë zjarrin vetes për të tërhequr vëmendjen.

Franca vazhdon të jetë e kapluar nga protestat që prej vitit 2018, kur Jelekvedhët dolën në rrugë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.