“Pas këtij superoperacioni, Holanda anulon vendimin për vizat”, ironia e ish-ministrit
Policia e Tiranës njoftoi ditën e sotme se ka bërë të mundur arrestimin e personit që urinoi në derën e kryeministrisë, në protestën e opozitës më 13 prill.
Menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Hajde lajm hajdeeee!
Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.
Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…
Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!
Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor…
😝😝😝
Kujtojmë se është arrestuar gjatë ditës së sotme shtetasi i cili urinoi në derën e Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës të shtunën e kaluar.
Informacionet bëjnë me dije se pas kqyrjes së kamerave të sigurisë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.
Shtetasi është identifikuar si Florian Marku nga qyteti i Shkodrës, ndërkohë po ashtu sipas burimeve, policia ka bërë edhe arrestimin e tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



