Pas shuplakës së Macron një tjetër politikan francez e pëson
Jean-Luc Melenchon, politikan francez kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të “sikletshëm”, pasi gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e mbuloi me miell. Po, mirë e lexuat. Qytetari i hodhi miell në fytyrë. Ai po fliste para gazetarëve, kur një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.
Deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush, ndërsa Melenchon ka theksuar se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar në sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët. Kujtojmë se pak ditë më parë presidentin francez, Emmanuel Macron një djalë i ri e goditi me shuplakë, duke detyruar truprojat e tij të nderhyjne.
https://youtu.be/x4yOtjc07MQ
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



