E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas takimit me Ramën në Tiranë, Erdogan pret Vuçiç në Ankara
Lajme

Pas takimit me Ramën në Tiranë, Erdogan pret Vuçiç në Ankara

Pa mbushur 24 orë nga vizita në Shqipëri, Presidenti turk do të presë në Turqi Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç do të udhëtojë të martën për një vizitë njëditore në Ankara për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Turqi-Serbi, ku do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite, Vuçiç do të pritet në një takim nga Presidenti turk, Recep Taip Erdogan.

Mes Serbisë dhe Turqisë ka një sërë marrëveshjesh që janë nënshkruar, kryesisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor. Ndërkohë, mediat në Beograd shkruajnë se Serbia synon që të nënshkruajë një marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ushtarak, pasi është e interesuar për të blerë dronët luftarakë turq, sidomos modelin Bajraktar, që së fundmi është marrë edhe nga Ukraina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.