E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas vaksinës, Pfizer sjell edhe ilaçin 89% efektiv kundër hospitalizimit dhe vdekjes
Publik News

Pas vaksinës, Pfizer sjell edhe ilaçin 89% efektiv kundër hospitalizimit dhe vdekjes

SHBA – Pas vaksinës së suksesshme, Pfizer ka sjellë edhe një ilaç të ri kundër covid19, që sipas të dhënave, redukton me 89 për qind mundësinë e hospitalizimit dhe vdekjes nga koronavirusi te personat më të rrezikuar.

BBC shkruan se medikamenti i quajtur Paxlovid, rekomandohet për të moshuarit dhe grupe të tjera të rrezikuara nga sëmundja e rëndë.

Ilaçi i ri i Pfizer vjen një ditë pasi rregullatori britanik i dha dritën jeshile një trajtimi të ngjashëm nga kompania Merk.

Pfizer njoftoi se kishte ndërprerë para kohe testet klinike, pasi rezultatet fillestare ishin shumë pozitive.

Ilaçi bllokon një enzimë, që virusit i duhet për t’u shumëfishuar dhe funksionon disi më ndryshe se ai i prodhuar nga Merk, që ndërhyn tek kodi gjenetik i virusit.

Tashmë pritet vendimi nga rregullatori amerikan FDA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.