Pasaportat më të forta të vitit 2026, ku rënditet Shqipëria dhe Kosova
Kur flitet për lëvizje të lirë nga një shtet në tjetrin dhe shmangie të pritjeve të gjata në pikat kufitare, jo të gjitha pasaportat kanë të njëjtën peshë. Disa prej tyre ofrojnë privilegje që i vendosin mbajtësit në një “ligë të veçantë” të udhëtimit global.
Në krye të renditjes për vitin 2026 qëndrojnë sërish vendet aziatike. Singapori mban vendin e parë, duke u ofruar qytetarëve të tij akses pa vizë ose me vizë në mbërritje në 192 destinacione. Pas tij renditen Japonia dhe Koreja e Jugut, të cilat ndajnë vendin e dytë, duke konfirmuar dominimin e Azisë në këtë indeks.
Ballkani përfaqësohet me dy vende në mesin e 10 pasaportave më të fuqishme në botë. Greqia renditet në vendin e katërt, në të njëjtin nivel me shtete si Italia, Franca dhe Gjermania, me akses pa viza në 185 destinacione. Kroacia vjen më pas, duke zënë vendin e gjashtë në këtë renditje prestigjioze.
Në anën tjetër të listës, Shqipëria dhe Kosova mbeten pas krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të dyja renditen në fund të Ballkanit, madje edhe pas Bosnje dhe Hercegovinës, me pasaporta që ofrojnë udhëtim pa vizë drejt 124 destinacioneve.
Diferencat në fuqinë e pasaportave vazhdojnë të reflektojnë pabarazi të mëdha në lirinë e lëvizjes, duke treguar qartë se kombësia ende luan një rol vendimtar në mënyrën se si qytetarët e botës udhëtojnë.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



