E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pashallarët blu e pashallarët e kuq dhe populli si hu!
OP-ED

Pashallarët blu e pashallarët e kuq dhe populli si hu!

Denis Dyrnjaja

Ai pallati i shembur dhe i dëmshpërblyer me nja rreth 18 milion euro në Vlorë tregon se në burg ka vend dhe duhet të shkojnë shumë peshq të pushtetit të djeshëm predikues të së mirës me demek dhe shumë peshq të sotëm predikues të drejtësisë me demek që i tefterosin popullit fatura të llahtarshme.

Ai është rasti tipik i abuzimit me pushtetin kur merr leje të ndërtosh një objekt buzë detit, si pashallëqet e mbretit.

Është një nga mostrat ndërtimore të sulltanatit të selisë blu gjatë kohës së pushtetit të tyre që u pajis me letra për të bërë legjitime një gjë jolegjitime. Ndërsa vendimi për ta prishur i dha jetë një përfitimi spektakolar në kurriz të popullit.

Të mendosh që banorët e zonave të përmbytura që me siguri do përmbyten përsëri nuk kanë mundësi të dëmshpërblehen se fondi i emergjencës për këtë vit sapo u miratua shkon për një ndërtim të paligjshëm që është bërë paligjshmërisht i ligjshëm se ashtu deshën pashallarët blu.

Lekët e pasuria shkon e vjen nga pashallarët e kuq te pashallarët blu ndërsa populli rri e sheh si hu. Apo jo zoti Lu?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.