Pasi e varrosën, familja e Shpat Kasapit bën njoftimin e rëndësishëm
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, familja e tij ka ndarë një njoftim të thellë prekës që ka prekur publikun shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, familja u ka bërë thirrje miqve, të afërmve dhe gjithë admiruesve të artistit të marrin pjesë në të pamen që do të zhvillohet në nder të Shpatit. Ceremonia do të mbahet për tre ditë radhazi, sot, nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.
Sipas familjes, të gjithë ata që kanë vlerësuar jetën, karakterin dhe kontributin artistik të Shpat Kasapit janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të ndajnë kujtimet e tyre për këngëtarin që për vite me radhë ishte një nga figurat më të dashura të skenës muzikore shqiptare.
Në mesazhin e tyre të ndjerë, familjarët shkruajnë: “Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati ynë. Nuk të themi lamtumirë, por faleminderit për atë që ishe.”
Këto fjalë të sinqerta kanë zgjuar emocione të forta dhe janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, duke bashkuar mijëra njerëz në dhimbje dhe kujtim.
Mesazhi mbyllet me firmën: “Me respekt, Familja Kasapi”, si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje në këtë moment të rëndë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



