E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi për sllovakët : E bënë pa  bujë, hodhën poshtë kastën 30 veçare që ua kishte sjellë në majë të hundës
Sot

Patozi për sllovakët : E bënë pa bujë, hodhën poshtë kastën 30 veçare që ua kishte sjellë në majë të hundës

Ish-kryetari i Grupit  Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi me anë të një postimi në Facebook ka treguar se ku ndryshon rasti i Shqipërisë me zgjedhjet në Sllovaki.

Sipas Patozit, sllovakët treguan se nuk ka nevojë për revolucion për të sjell ndryshimin.

Ish-deputeti i PD tregon më tej se pa zhurmë fare ku vend vendosi kundër kastës që ua kishte sjell në majtë të hundës për 30 vjet.

Ndërkohë që në Shqipëri, sipas Astrit Patozit po behet nami që qytetarët të mos kenë mundësi të zgjedhin.

”KU NDRYSHOJMË ME SLLOVAKËT?
Nuk ka nevojë patjetër për revolucion që të sjellësh ndryshimin, le më pastaj që të bësh sikur, si tek ne, e të presësh realisht frute prej tij.

Shiko se si sllovakët, fare pa zhurmë, vendosën qartazi kundër kastës, që ua kish sjellë për gati 30 vjet në majë të hundës.

Ndërsa në Shqipëri po bëhet nami që të mos kemi mundësi tjetër për të zgjedhur, përveçse njërin prej 3 oligarkëve politikë, në mos të tre njëherësh. Sepse ata janë të gatshëm ta ruajnë dhe ta mbajnë njëri-tjetrin edhe atëherë kur ngjajnë se janë duke u vrarë dhe prerë me shoshoqin.

Diferenca është e thjeshtë: ata votojnë qetësisht për ndryshimin, ndërsa ne bëjmë luftë për vazhdimësinë”, thekson ai.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.