Patrick fiton penallti, VAR vendos, ç’po ndodh në derbi?
Partizani 1-0 Tirana
Vëmendja e të gjithë tifozëve është e fokusuar në kryeqytet, më saktësisht në “Air Albania”, ku në orën 19.00 do të ketë një përballje titanësh.
Luhet derbi Partizani-Tirana, si gjithmonë emocione, pritet sfidë e veçantë. Pak më parë janë publikuar edhe titullarët, me trajnerin Colella dhe homologun Orges Shehi që kanë ndarë mendjen për rreshtimet.
Partizani renditet në vendin e 3-të me 37 pikë. Në krahun tjetër, bardheblutë kryesojnë me 3 pikë më shumë.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Telushi, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Gueje, Murataj, Da Silva, Mba
Trajner: Xh. Kolela
TIRANA: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Hasani, Patrik.
Trajner: O. Shehi
LIVE, minutë pas minute:
42- Pengohet Patrick, akordohet penallti për Tiranën, por VAR thotë jo. Vijon loja.
41- Rexhepi i mohon golin Tiranës. Topi shkon në këndore, rast ideal.
30- Tirana provon të reagojë, bardheblutë hasin vështirësi në konkretizim. Minuta të mira.
17- Gool. Mba realizon, sulmuesi mposht Bekaj. Festë tek Partizani.
15- Rasti i parë i takon Da Silvas, nuk e shfrytëzon si duhet.
10- Rifillon takimi.
4-0 Tifozët hedhin fishekzjarre në fushë, probleme për portierët e dy skuadrave, Bekaj dhe Rexhepi.
1- Nis ndeshja
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



