“PD nuk është në Parlament”-Berisha flet për vendimin e Rudina Hajdarin
Reagimi vjen ndërsa sot deputetja Rudina Hajdari u vu në krye të grupit te ri parlamentar te PD nga radhët e deputetëve të rinj që janë futur së fundmi në Parlament.
“Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në Parlament. PD është një parti me një statut neni i të cilës nxjerr jashtë partive ata që nuk zbatojnë vendimet. Ata përjashtohen vetvetiu. Për mua, liria është zgjedhje”, tha Berisha në Abc News.
Berisha ka treguar edhe moton e jetës së tij.
“Trim nuk jam po frikë nuk kam-kjo ka qenë motoja ime. Në mënyrë absolute nuk ka njeri mbi tokë që nuk ka gabuar. Admiroj punën që bëjnë forcat e reja. Uroj që PD të shtohet më shumë. Shumë më tepër duhet të ofrojmë personalitete të shquara nga brenda dhe jashtë vendit”, shtoi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



