E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD paguan mëkatet e “baballarëve” të saj, që dinin të ndërtonin parti, por jo edhe shtet!




OP-ED

PD paguan mëkatet e “baballarëve” të saj, që dinin të ndërtonin parti, por jo edhe shtet!





Nga Kim Mehmeti

Pasi fletë populli, duhet të heshtim edhe ne që mendojmë se ai ka ‘gabuar’! Për dallim nga ne, populli kurrë nuk gabon!

Dhe votuesit e Shqipërisë folën dhe e bën zgjedhjen e vet! Sa i përket kryetarit aktual të PD’së, ai tani do e kuptojë se kur je i fortë, ke miq të rrejshëm, e kur bie nga froni, përballesh me armiqtë e vërtetë!

Vlerësoj se kryetari i sotëm i PD’së, duhet të mburret me kontributin që dha për një Shqipëri ku do vendos votuesi, e jo numëruesi i votave!

Pastaj, ai duhet ta ketë të qartë se PD’ja të cilën ai trashëgoi, ishte ajo që e rrënoi njëmendësinë komuniste, por jo edhe mendësinë politike që shtetin e barazon me partinë!

Me çka e çoi popullin të pyes veten se a është më mirë të mirëmbash dhe durosh një, apo më shumë banda ‘hajdutokratësh’ si dhe, e çoi popullin të besojë se besnikëria ndaj flamurit partiak, është e barabartë me atë ndaj flamurit Kuq e Zi! Andaj, Pra, PD’ja e sotme paguan mëkatet e ‘baballarëve’ paraprak partiak, që dinin të ndërtonin parti, por jo edhe shtet!

Sido qoftë, tani le të vlerësojmë sa çfarë fitoi, apo humbi Shqipëria, e jo partitë! Posaçërisht kur neve shqiptarëve jashtë mëmëdheut, na intereson një Shqipëri e fortë, e jo parti të forta!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.