PD thërret protestë kombëtare, zbulohet DATA
Tashmë është zyrtarizuar vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike për zhvillimin e një proteste kombëtare. Protesta do të mbahet më 24 janar dhe do të organizohet nga Partia Demokratike, si pjesë e aksionit të saj politik.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, ku është diskutuar konkretisht mbi datën dhe format e protestës, duke u konfirmuar përfundimisht zhvillimi i saj në fund të muajit janar. Data ishte përmendur edhe më herët në diskutime të brendshme, ndërsa sot ajo ka marrë karakter zyrtar pas dakordësisë së plotë në strukturat drejtuese të partisë.
Protesta vjen në vijim të paralajmërimeve të bëra ditët e fundit nga drejtuesit e PD-së, të cilët kanë bërë të ditur se do të intensifikojnë veprimet politike në terren.
Kujtojmë se në daljet e mëparshme publike, kreu i PD-së, Sali Berisha, kishte lënë të kuptohej se një protestë e tillë do të zhvillohej përpara datës 20 shkurt, afat që tashmë është konkretizuar me vendimin e sotëm.
Në ditët në vijim pritet të zbardhen edhe detaje të tjera lidhur me organizimin, vendndodhjen dhe axhendën e protestës kombëtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



