E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pele: Është e vështirë ta mbrosh Neymarin nga kritikat për simulim
Sport

Pele: Është e vështirë ta mbrosh Neymarin nga kritikat për simulim

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka thënë se është e vështirë ta mbrosh Neymarin nga kritikat për simulimet e tij dhe ai e ka nxitur sulmuesin e Paris Saint-Germainit që t’i shfrytëzojë aftësitë e tij më shumë.

Ylli brazilian, Neymar, ka marrë shumë kritika gjatë karrierës së tij, por veçanërisht gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi, për sjelljet e tij në fushë sa i përket simulimeve, transmeton Gazeta Express.

Tri-herë fituesi i Kupës së Botës, Pele, ka thënë se bashkëkombësi i tij e bën të vështirë ta mbrosh nga këto kritika, si dhe ka treguar se ai kishte biseduar me të për t’ia kujtuar se sa i talentuar është.

“Është e vështirë ta mbrosh Neymarin për të gjitha gjërat tjera që i bën përveç që luan futboll. Unë bisedova me të dhe ia kujtova atij aftësinë dhe talentin që e posedon. Ai ishte i pafat sepse Brazili nuk e fitoi Kupën e Botës dhe ai u fajësua për këtë gjë”, ka thënë Pele.

“Kam qenë me të në Evropë dy herë. Biseduam dhe unë ia sqarova se Zoti i futbollit ia ka dhënë atij një dhuratë dhe se ajo që e bën ai në fushë e komplikon këtë dhuratë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.